Borjana Kalejn përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Për shkak të gabimeve në kombinimin me shkop, bullgarja humbi lidershipin që në ditën e parë të garës. Medaljen e artë e fitoi italianja Sofia Raffaeli, kurse medaljen e bronztë - bashkatdhetarja e saj Milena Baldassarri. Bullgarja tjetër në kampionat - Eva Brezalieva, përfundoi në vendin e 13-të. Nesër Borjana Kalein do të luajë në tre finale të pajisjeve, ndërsa Eva Brezalieva në një.
Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me..