Lideri i "Ka një popull të tillë" Sllavi Trifonov, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, e quajti "marrëzinë më të madhe që kam dëgjuar ndonjëherë" thirrjen e Kryeministrit Kirill Petkov që çdo bullgar ta dhurojë pagën e vet që të blihet armë për Ukrainën. “Paratë duhet të dhurohen për të shpëtuar jetë, jo për të blerë armë. Blerja e armës është punë e shtetit, jo e njerëzve të thjeshtë”, tha Sllavi Trifonov në postimin e tij në Facebook, të postuar disa orë para zhvillimit të Këshillit të Koalicionit, i cili duhet të diskutojë çështjen e ndihmës së mundshme ushtarake për Ukrainën.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të popullit që të rishqyrtojnë vendimin, me të cilin i jepen para Ministrisë së Punëve të Brendshme për mjete zjarrfikëse. Sipas Radev, alternativa më e mirë është që paratë të shkojnë në ushtri,..
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore po vendosin masa të forta kundër hyrjes së murtajës së ripërtypësve të vegjël në Bullgari. Veprimet parandaluese janë për shkak të përkeqësimit të situatës epizootike në Rumani..
Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..