Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jenë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme atëherë kur e vërteta historike na bashkon, shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook dhe kujtoi se më 4 maj do të festojmë 119 vjet nga vdekja e Goce Dellçevit, i cili është “Apostull i Lirisë i bullgarëve maqedonas”. Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Francës për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por gjithçka varet nga mundësia që Shkupi dhe Sofja të arrijnë një marrëveshje, tha ambasadori francez në Shkup Cyrille Baumgartner. Pasi kjo marrëveshje të konfirmohet nga të dyja palët, ne do të mund të ecim përpara. Është shumë e rëndësishme të kemi dialog, tha diplomati në një intervistë për TV21 të Shkupit.
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..