Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të turneut Masters në Madrid, pasi mundi Maxime Cressy nga SHBA - 6:2, 7:6 (4). Dimitrovit iu deshën një orë e 26 minuta për të mposhtur të 64-tin në renditjen botërore, i cili kaloi kualifikueset në kryeqytetin spanjoll. Kështu, bullgari u hakmor për humbjen e tij nga Cressy në turneun e Melburnit në janar.
Në raundin e dytë më 4 maj, Dimitrov do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman.
Në dy paraqitjet e fundit në kryeqytetin spanjoll, Dimitrov u eliminua në raundin e parë. Në karrierën e tij në 8 pjesëmarrjet e mëparshme në Madrid, bullgari ka arritur vetëm një herë në çerekfinale në vitin 2015.Tri herë kampionet e Evropës Gabriella Stoeva dhe Stefani Stoeva nisën me fitore në dyshe për femra në Turneun e Badmintonit "World Tour Super 500" në Kuala Lumpur (Malajzi). Bullgaret u renditën në vendin e tetë në skemën fituan kundër Pooja Dandu..
Kombëtarja e volejbollit për femra mbetet në Ligën e Kombeve - VNL edhe në vitin 2023. Kjo ndodhi pas fitores ndaj Polonisë me rezultat 3:1 në Sofje. Kjo ishte ndeshja e fundit për bullgaret në fazën grupore të Ligës. Të udhëhequra nga trajneri Lorenzo..
Ylli në ngritje i volejbollit bullgar Aleksandër Nikollov u zgjodh lojtari më i mirë i kampionatit të kolegjeve amerikane - NCAA për sezonin 2021/2022. Lajmin e njoftoi në Facebook Ambasada e SHBA-së në Sofje. “Përgëzojmë Aleks Nikolovin nga..
Tri herë kampionet e Evropës Gabriella Stoeva dhe Stefani Stoeva nisën me fitore në dyshe për femra në Turneun e Badmintonit "World Tour Super 500"..