Sivjet, 9 maji vendosi vija ndarëse në shoqërinë tonë, e cila deri tani festonte Festën e Komuniteteve Evropiane dhe Ditën e Fitores mbi nazizmin, pa e zhvendosur theksin nga rëndësia e të dyja festave. Nga njëra anë, Dita e Evropës ka të bëjë me hedhjen e themeleve të Bashkimit Evropian të sotëm.Nga ana tjetër, Akti i kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë, i nënshkruar natën e 8-9 majit, shënohet edhe si Dita e Fitores mbi Fashizmin, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Që të dyja ngjarjet janë po aq të rëndësishme dhe nuk mund të jenë arsye për ndarje - janë kategorik politologët Përvan Simeonov dhe Strahill Delijski. Përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare të dy komentuan se grupet e polarizuara në shoqërinë tonë janë më të zhurmshme, por në fakt janë pakicë.
“Duhet të ndalojmë të politizojmë ngjarje me datë të pasme - vuri në dukje Përvan Simeonov, sipas të cilit varianti më i mirë për 9 majin do të ishte, që ti përkushtojmë historisë të sajën, kurse për politikën të mendojmë veçanërisht. Ne duhet të projektojmë politikën e sotme mbi të kaluarën. Ne duhet të mendojmë në nuanca.”
Sipas Simeonovit, 8 dhe 9 maji janë ditë, në të cilat është i mundur nazizmi, në të njëjtën kohë 9 maji është Dita e Evropës dhe duhet ta ndajmë këtë nga çdo gjë tjetër. “Unë mendoj se, ne mundim bashkërisht të gjykojmë mbi këto gjëra-të dënojmë agresionin e Putinit dhe ti japim llogari vetes se, në mesin e shekullit të kaluar, për mirë apo për keq, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë qenë bashkë. Të nderojmë fitoren ndaj nazizmit, në të cilën edhe Bullgaria mori pjesë në fazën e dytë të luftës dhe në të njëjtën kohë të mos të mohohet Dita e Evropës”, thotë Përvan Simeonov. Sipas fjalëve të tij, kjo është çështje të një mençurie dhe pjekurie elementare më tepër nga ana e elitës politike.
Sipas politologut Strahill Delijski jashtë kontestit të luftës në Ukrainë, sikurse nuk ka ndonjë tip animi të mendohet se, Dita e Evropës do të qe e pamundur pa Ditën e fitores. Por, tani ky konflikt, sipas fjalëve të Delijskit, sigurisht që do të çojë deri në vija të reja ndarëse sa i përket 9 majit.
“Konkretisht polarizimi sa i përket luftës në Ukrainë, si çdo një polarizim në një shoqëri, është shumë i dukshëm, shumë i ndjeshëm, por grupet e polarizuara janë pakica në shoqëri. Po, pozitat e tyre ndihen fortë, ata imponojnë disi rendin e ditës, por, kushdo qoftë studimi çfarëdo studimi të qëndrimeve të vështrohet, do të shihet se shumica e qytetarëve bullgarë nuk kanë nevojë për këtë lloj polarizimi për t'u identifikuar si grup. Pakicat ushqehen nga polarizimi, por problemi është se, kur këto pakica në shoqëri kanë një prani shumë të fortë-në mediat dhe në institucionet e pushtetit.” Sipas Delijskit, qëndrimi tradicional ndaj Rusisë në asnjë rast nuk është në konflikt me përfytyrimet e qarta pro evropiane dhe vlerat e një pjese të madhe nga shoqëria tonë. “Këto dy gjëra sipas definicionit nuk janë të ndara. Ato ndahen atëherë kur këto qëndrime do të përdoren për mobilizim politik. Asnjërit nuk i pengon njëkohësisht të ketë simpati ndaj Rusisë dhe ndaj Evropës, nuk ka asnjë kontradiktë në këtë.
Jo, ne mund të jemi çdo gjë në të njëjtën kohë, por kur zgjedhja e identitetit bëhet "ose ... ose", bëhet fjalë padyshim për propagandë."
Sipas analizatorit, shoqëria jonë është e ndarë rëndë, kurse në themel të kësaj ndarjeje janë disbalancat ekonomike. Kjo ndodh sepse gërshërët mes grupeve të ndryshme shoqërore janë aq të zgjeruara, saqë bëhet fjalë për një “shtytje” shumë të lehtë që këto ndarje të “paketohen” në korniza të ndryshme të identitetit kulturor.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..