Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazi vjen nga Shtetet e Bashkuara me çmime më të ulëta pa ndërmjetës, tha Kryeministri

Kryeministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Sasi të veçanta të gazit për Bullgarinë janë rënë dakord në Uashington me çmime më të ulëta dhe pa ndërmjetës, tha Kryeministri Kirill Petkov pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se tashmë kemi dy anije me gaz të lëngshëm për muajin qershor dhe i bëri thirrje popullit bullgar të ndjehet i sigurt sepse qeveria po punon për të.

Gazi do të futet ose përmes Turqisë, ose përmes Greqisë drejtpërdrejt në sistemin e transmetimit të gazit të Bullgarisë, tha Petkov.

Në ditët në vijim do të nënshkruhen kontratat për dy anijet e para amerikane me gaz dhe do të ketë një kontratë afatgjatë. “Diferenca në çmim ndoshta do të jetë e vogël për dy anijet dhe shpresoj që përqindja në kontratën afatgjatë të jetë një numër dyshifror”, premtoi Kryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD