“Besoj se dashuria na çon në pafundësi. Ti je ëndrra ime, po digjem me ty dhe do të fluturoj drejt teje!” - këndon Margarta Hranova në këngën e saj të re “Ti vjen”. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e Milen Makedonskit, me të cilin këngëtarja ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm kreativ me dekada. Teksti është i Kostadin Filipov, ndërsa në incizim do të dëgjojmë kitaristët Biser Ivanov dhe Vasill Vasilev.
Kënga është një dhuratë e veçantë nga autorët për këngëtaren e dashur me rastin e 70-vjetorit të lindjes.
Përpiloi: Allbena BezovskaPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..