Zëvendës Ministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maljar shprehu shpresë, se 264 luftëtarët e nxjerrë nga Uzina e Çelikut “Azovstall” në Mariupoll do të shkëmbehen për robër rusë lufte, njoftoi Associated Press. Ajo e bëri këtë supozim në dritën e deklaratës së Kryetarit të Dhomës së Poshtme të Parlamentit Rus Vjaçesllav Vollodin se ushtarët ukrainas janë kriminelë nazistë, të cilët duhet të përjashtohen nga shkëmbimet e ardhshme dhe të përballen me drejtësinë. Dhoma e Poshtme pritet të diskutojë një projekt-rezolutë për parandalimin e shkëmbimit të kriminelëve nazistë, raportoi TASS.
Në një bisedë telefonike, presidenti francez Emmanuel Macron siguroi homologun e tij ukrainas Vollodimir Zelenski se në ditët në vijim vendi i tij do të rrisë furnizimet me armë për Ukrainën. Ai shtoi gjithashtu se kandidatura e Ukrainës për në BE do të diskutohet në një samit në qershor.
Gjykata Penale Ndërkombëtare dërgoi një ekip prej 42 ekspertësh për të hetuar krimet e kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës, bëri të ditur AFP. Ky është misioni më i madh i kryer ndonjëherë në terren.
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 13.5 për qind e 1353 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 18.88..
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të arritur sukses, nuk mjafton vetëm vullneti i çeliktë dhe patriotizmi, por nevojiten burime materiale..
Më 2 korrik, me kremtimin solemn të Ditës së Velingradit, do të hapet për herë të 49-të Festivali i Kulturës në Velingrad. Festimi fillon në orën 09:00 me një liturgji të shenjtë hyjnore në kishën "Fjetja e Hyjlindëses", pas së cilës do të hapet..
Ushtria ukrainase njoftoi se tërhoqi njësitë e saj të fundit nga Lisiçansk për të shmangur rrethimin. Shtabi i Përgjithshëm në Kiev theksoi se për të..
183 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 131 më pak se një ditë më parë. Mbi 67.2 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë..