Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Delfinët – refugjatë në Detin e Zi

Foto: arkiv

Ambientalistët nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia po zbulojnë gjithnjë e më shumë raste të delfinëve të çorientuar pranë bregut të Detit të Zi. Si një shkak për këtë disa ekspertë vënë në dukje veprimet ushtarake në Ukrainë, të cilat zhvillohen në ekuatorin detar dhe çojnë deri te zhvendosja e habitateve të delfinëve nga veriu në jug.

“Akoma gjatë muajit shkurt kolegët nga Turqia alarmuan për një vdekshmëri të rritur të delfinëve të zakonshëm, të shkaktuar nga ngatërrimi në rrjetat e peshkimit - vë në dukje Dimitër Popov nga “Ballkani i Gjelbër”, përpara BNR-Burgas. U saktësua se problemi bazë është rritja e dendësisë së popullatës në një stinë jo tipike, gjë që e lidhëm me fillimin e veprimeve ushtarake dhe rritjen e ndotjes akustike. Duhet të rikujtojmë se gjitarët detarë janë jashtëzakonisht të varur nga dëgjimi i tyre, i cili është mjeti kryesor i orientimit të tyre në mjedisin detar. Ata kanë një organ ekolokues që i ndihmon të kenë një ide të asaj që i rrethon dhe gjithashtu të mund të bëjnë jetesën е tyre dhe të gjejnë ushqim.” 

Dimitar Popov

Në ngjashmëri të verbërimit tek njeriu, humbja e orientimit tek delfinët po kështu mund të çojë deri në pasoja të rënda ose dhe vdekje. “Lufta rrit ndotjen akustike në ujërat veriore të Detit të Zi, i cili është një nga habitatet me prioritet për cetacet”, vërei Dimitar Popov dhe shtoi: 


“Aty është rafti më i gjerë, që është më produktiv për ekosistemin e tyre dhe kjo përcakton dendësinë më të madhe të tyre në këtë pjesë të Detit të Zi”, shpjegon ekologu.- Kushtet e përkeqësuara të mjedisit përmes ndotjes së shtuar akustike i pengon të gjejnë gjahun e tyre dhe çon deri në humbje të orientimit. Kjo në mënyrë të natyrshme i detyron të kërkojnë rajone më të qeta - nëpër pjesët jugore të Detit të Zi. Është e mundur që ata të bien viktimë të traumave akustike si rezultat i kësaj ndotjeje të shpeshtë akustike, dhe si rrjedhojë e kësaj - të takojmë më shpesh delfinë të çorientuar në bregun e Detit të Zi. Provat e tyre për tu kthyer mbrapa në thellësitë e detit nuk i ndihmon, por në vend të kësaj e shton në mënyrë suplementare stresin e tyre. Ata kërkojnë një vend më të qetë, prandaj nuk është një vendim i mirë që të kthehen mbrapa, derisa nuk është sqaruar shkaku