Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, dita e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave 24 maj, nuk është vetëm një festë zyrtare për vendin tonë. Kjo është ndoshta festa më e dashur dhe me siguri festa që bashkon të gjithë bullgarët, anembanë botës.
Këtë festë gjithnjë e lidhim me këngën e mrekullueshme sipas tekstit të shkrimtarit Stojan Mihajllovski dhe muzikës së kompozitorit Panajot Pipkov “Ec, o popull i rilindur” ose “Himni i Shenjtorëve Kirill dhe Metodij”. Vjersha u botua në revistën “Misëll”, në fund të shekullit XIX me titullin “Kirill dhe Metodij”. Mbi këtë tekst, në vitin 1901, Panajot Pipkov, atëherë mësues në qytetin Lloveç, krijoi një këngë që nxënësit e interpretuan në Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e cila në atë periudhë sipas stilit të vjetër kremtohej më 11 maj. Një vit më pas filloi të këndohet në shumicën e shkollave bullgare, për të mbetur edhe sot e kësaj dite si simbol muzikor jo vetëm i kësaj feste të ndritshme, por edhe si shprehje e dashurisë shekullore të bullgarëve për arsimin dhe kulturën, sepse siç këndohet në himn, populli ynë ka besuar gjithmonë se “shkenca është dielli që ndriçon shpirtrat” dhe se “kombi nuk zhduket atje ku jeton dija”. Prandaj me çdo vit që po kalon jehojnë gjithnjë e më qartë në shpirtin tonë fjalët e mirënjohjes: “Qoftë të bekuar, o Metodij e Kirill, krijues të dijes bullgare, krijues të fjalës sonë të mirë!”
Sivjet, në Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave - 24 maj, kremtojmë solemnisht 130 vjet nga krijimi i "Ec, o popull i rilindur” nga Stojan Mihajllovski.Me rastin e përvjetorit të ndritshëm, si dhe me rastin e 50 vjetorit të ngritjes së monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, sofjanasit dhe mysafirët e Sofjes ishin të ftuar të merrnin pjesë në performancën më në masë të himnit kombëtar bullgar të Stojan Mihajllovskit.
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..