Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen ndryshe nga Gazprom dhe nëse ka shkelje të sanksioneve nga kompanitë në disa vende anëtare. Kjo erdhi pas raportimeve se Greqia ka paguar për furnizimet me gaz rus për muajin prill në euro. Vasilev ka shprehur rezerva edhe për financimin e propozuar nga Komisioni Evropian për vendet anëtare që pësojnë humbje nga sanksionet ndaj Rusisë.
Ndërkaq, ushtria ruse tha se do të sigurojë një korridor më 25 maj për të tërhequr në mënyrë të sigurt rreth 70 anije nga 16 vende nga rajoni i Azov në Detin e Zi.
Separatistët pro-rusë kanë pushtuar qytetin e Svetlodarsk dhe dy vendbanime të tjera në rajonin e Doneckut, konfirmoi guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko. Duke pasur epërsi të fortë në pajisjet ushtarake dhe njerëzit, forcat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Severnodoneckut, duke përgatitur atje një Mariupol të dytë, bëri të ditur këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.Pas dekadash të fokusimit në luftën kundër terrorizmit dhe ndërtimin e paqes larg rajonit të saj, tani NATO-ja po i kthehet misionit të saj të vërtetë për garantimin e sigurisë dhe integritetit territorial për vendet anëtare. Këtë e bëri të ditur..
Ministria e Jashtme e Bullgarisë shpalli se thirrjet për mbështetje për trupat ruse janë krejtësisht të papranueshme. Qëndrimi i Ministrisë vjen për shkak të postimit në Facebook të Ambasadës Ruse në Sofje. Ajo bën thirrje për donacione për..
Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli dëbimin e 70 diplomatëve rusë nga vendi, transmetoi TASS. Liderja e partisë bashkëqeverisëse..
Partia "Ka një popull të tillë" është e gatshme të negociojë formimin e qeverisë, por jo me çdo kusht, deklaroi kryetari i grupit të saj..
“Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilët duan një mandat për të provuar të formojnë një qeveri të dytë në parlamentin aktual nuk shkuan në konsultimet..
Presidenti Rumen Radev do ta udhëheqë delegacionin bullgar në samitin e vendeve të NATO-s, i cili nga sot derinë të enjten do të mbahet në Madrid,..