Presidenti Rumen Radev bisedoi në telefon me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Të dy diskutuan situatën në Ukrainë dhe mjedisin e sigurisë në rajon. Radev dhe Duda shprehën solidaritetin me popullin ukrainas dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kievit. Ata diskutuan gjithashtu zgjerimin e NATO-s, si dhe forcimin e potencialit mbrojtës të Aleancës. Të dy presidentët diskutuan еdhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha për CNBC se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i kujdesshëm me përdorimin e furnizimeve me energji si armë.
Petkov tha se nuk i vjen keq për vendimin për të refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet me gaz në rubla dhe Bullgaria i tregoi Putinit "se mund të mbetet stabile, se varësia e gazit nuk mund të jetë një mënyrë për të ndikuar në politikën tonë të jashtme, se ne si evropianë , mund të përballojmë presionin." Në këtë mënyrë Bullgaria tashmë ka zënë një pozitë udhëheqëse në BE, mendon Petkov.Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..