Nuk ka asnjë porosi për riparime të mëdha të rrugëve që është shpallur nga ne dhe nuk është apeluar. Kjo na shuan shpresat për riparime të mëdha të rrugëve këtë vit, vuri në dukje Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov gjatë kontrollit parlamentar.
Ministri kujtoi se një prokurim publik për punimet ndërtimore dhe montuese të sipërfaqes së rrugës zgjat rreth 6 muaj dhe aktualisht ka dokumente të gatshme për 300 km. "Në Programin e këtij viti të Agjencisë së Rrugëve për projektimin, të cilin personalisht e kam porositur, ka 2600 km. Pavarësisht se cili ministër do të ulet në vendin tim vitin e ardhshëm, në verë ai do të ketë 2600 projekte të përfunduara, ndoshta edhe procedura të nisura", tha Ministri.Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...
Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..
Në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Burgas zhvillohet sot një forum biznesi "Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë". Qëllimi kryesor i aktivitetit është stimulimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet tre..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..