Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10% e refugjatëve ukrainas të aftë për punë kanë filluar të punojnë në Bullgari

Foto: arkiv

Të gjithë ukrainasit me status të mbrojtjes së përkohshme kanë të drejtë të qëndrojnë në Bullgari deri më 24 shkurt 2023. Refuzimi për t'u akomoduar në një bazë shtetërore nuk u heq të drejtat e tyre, si përfitimet sociale, shëndetësia dhe arsimi, të drejtat e punës, bëri të ditur selia operative për refugjatët nga Ukraina.

Më shumë se 4000 ukrainas me mbrojtje të përkohshme kanë filluar tashmë punën, ose rreth 10% e refugjatëve ukrainas të aftë për punë në Bullgari. Ndihma sociale u janë paguar mbi 20 mijë, mbi 500 fëmijë kanë filluar shkollën.

Sipas planit të ri të selisë kombëtare, refugjatët e mbetur ukrainas që kanë nevojë për strehim do të strehohen përkohësisht në qendrat në Sarafovo dhe Ellhovo, nga ku do të shpërndahen në bazat shtetërore. Sipas të dhënave të fundit të portalit "Bullgaria për Ukrainën", në Bullgari jetojnë pak më shumë se 90 mijë ukrainas. Vetëm një javë më parë ata ishin 99 mijë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave feston 155 vjetorin e themelimit

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev. Akademia Bullgare e..

botuar më 24-10-12 6.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës fronti i ftohtë atmosferik do të kalojë edhe përmes Bullgarisë Lindore. Në shumë rajone atje, si dhe në pjesën qendrore të vendit do të ketë reshje. Në Bullgarinë Perëndimore reshjet e shiut do të pushojnë dhe vranësirat do të çahen...

botuar më 24-10-11 7.35.MD

Nuk ka dobësi në softuerin e makinerive të votimit

Ka përfunduar certifikimi i makinerive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari të 27 tetorit. Hapi i fundit ishte ndërtimi i besueshëm i softuerit të pajisjeve dhe gjenerimi i kodit hash. Ai do të jetë i shkruar në faturën e..

botuar më 24-10-11 7.14.MD