Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtim për Botevin edhe jashtë Bullgarisë

Foto: BGNES

Çdo vit më 2 qershor bullgarët nderojnë kujtimin e poetit-revolucionarit Hristo Botev dhe të Vdekurve për Lirinë e Bullgarisë. Brezat mirënjohës bëjnë homazhe dhe vendosin kurora dhe lule përpara monumenteve të shumta të Botevit në Bullgari. Megjithatë, nuk ka shumë vende ku bullgarët që jetojnë jashtë atdheut mund të bëjnë homazhe.

Një monument i Botevit është ngritur në parkun VIP të UNESCO-së në qytetin austriak Gols, provincën Burgerland. Iniciativa për krijimin e tij erdhi nga miku i madh i Bullgarisë në Austri - profesor Nick Titz. Është vepër e shokut të Titz-it nga qyteti bullgar Stara Zagora - skulptorit Kunjo Zhelev.

Monumenti i Botevit në Gols u zbulua zyrtarisht më 2 qershor 1996. Që atëherë, në Ditën e Botevit, ai mbledh bullgarë mirënjohës jo vetëm nga Austria, por edhe nga Hungaria fqinje, Sllovakia dhe Republika Çeke.

Në Argjentinë, po në vitet 90-të të shekullit XX, në provincën Çako, u ngrit një monument i Hristo Botevit. Në këtë rreth është komuniteti më i madh bullgar në këtë shtet të Amerikës Latine, i cili vazhdon të nderojë traditat dhe ndërgjegjen bullgare.

Me kalimin e viteve, vendi ku ngrihet busti i Botevit u afirmua si një kënd bullgar, gjë që duket nga tabela e vendosur në hyrjen e kompleksit – “Rrugica e Republikës së Bullgarisë”, thekson Asja Ivanova, kryetare e Asociacioni Civil “Bullgarët në Argjentinë”.

Tradicionalisht, çdo vit, më 2 qershor, në Besarabia nderohet kujtimi i Botevit dhe të vdekurve për lirinë e Bullgarisë.

Në kryeqytetin moldavian, Kishinau, në rrugën “Hristo Botev” që nga viti 1977 ngrihet një monument kushtuar heroit bullgar .

Një vit më vonë, me rastin e 100-vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë, në qytetin ukrainas, Izmaill, u inaugurua një monument i Hristo Botevit. Busti u bë nga një skulptor vendas - Mihaill Nedopak.

Revolucionari bullgar nderohet edhe në qendër të Odesës. Monumenti i Hristo Botevit ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Prohorovska” dhe “Meçnikova”.

Dy vite më parë, ai ra viktimë e vjedhësve që arritën të merrnin bustin e bronztë së bashku me pllakën e granitit mbi të cilën është mbishkrim i monumentit. Restaurimi i monumentit ishte rezultat i reagimit të shpejtë të Organizatës Publike Mbarëukrainase “Kongresi i Bullgarëve në Ukrainë”.

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, bgsleda.com,  Asociacioni Civil “Bullgarët në Argjentinë”


Më shumë nga rubrika

Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë – një festë e madhe për të krishterët ortodoksë

Kisha Ortodokse kremton sot festën kishtare të Qefinit të Virgjëreshës së Shenjtë. Në shumicën e gjuhëve sllave, fjala "qefin" do të thotë "mbulesë" dhe "mbrojtje". Festa është krijuar për të nderuar shfaqjen e Nënës së Zotit në Kostandinopojë...

botuar më 23-10-01 8.10.PD

Grindjet partiake dhe sharjet i shoqërojnë gjithmonë zgjedhjet e pushtetit vendor bullgar

Bullgaria është në prag të zgjedhjeve të radhës për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë, të cilët formojnë pushtetin vendor në rajone të ndryshme të vendit. Si institucioni kryesor politik i qytetarëve në një shoqëri demokratike, qeverisja..

botuar më 23-09-30 7.05.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Dobriç

"Dobriç thërret dhe feston" – prezantime të Muzeut Historik Rajonal - Dobriç

Me rastin e 83-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Krajovës dhe rikthimit të Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë, në faqen e internetit të Muzeut Historik Rajonal në Dobriç mund të shihni prezantimet "Dobruxha thërret"  dhe "Dobriç feston"..

botuar më 23-09-24 11.10.PD