Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov: Jemi gati për të formuar një qeveri të pakicës

| rinovuar më 22-06-08 7.47.MD
Foto: BGNES

Është më mirë të kemi një qeveri të pakicës, sesa të na shtrëngojnë duart. Këtë e tha në një konferencë për mediat Kryeministri Kirill Petkov, pasi Sllavi Trifonov njoftoi se po i tërheq ministrat e “Ka një popull të tillë” dhe shpalli fundin e koalicionit.

"Ne nuk do të shpenzojmë asnjë levë në një mënyrë të pakontrolluar," theksoi Petkov. Ai shpjegoi se në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u diskutua për përditësimin e buxhetit, Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov, i cili është nga kuota e “Ka një popull të tillë”, kërkoi një rritje të paprecedentë të buxhetit të dikasterit të tij me 3.6 miliardë leva /1. 84 euro/ për t'u paguar për të njëjtat kompani që janë hetuar muajt e fundit nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Ndarja e mjeteve shtesë në kuadrin e kontratave ekzistuese për ndërtimin e autostradës “Hemus” ishte një vendim i përbashkët i qeverisë dhe jo i Ministrit të Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov. Këtë e deklaroi për bTV vetë Grozdan Karaxhov pas deklaratës së Kryeministrit.

Petkov tha se reformat dhe premtimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” për luftimin e korrupsionit do të zbatohen. Për këtë qëllim Komisioni Kundër Korrupsionit do të kryesohet nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov shprehu shpresën se "Ka një popull të tillë" do të kthehet në tryezën e bisedimeve, sepse është e rrezikshme që shteti të futet në një kaos tjetër. Ai pranoi se koalicioni duhet të rimendojë mënyrën se si funksionon,bëri të ditur reporterja e BNR, Dobrina Karambollova.

"Zgjedhjet tani nënkuptojnë më shumë kaos, thellim të krizave, pasiguri, mungesë të një Kuvendi Popullor i cili të jetë në gjendje të marrë vendime adekuate, dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë," tha liderja e BSP-së Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë në kabinetin “Petkov” Kornelija Ninova, transmetoi BGNES.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD