Të ardhurat mesatare totale për një anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 kanë qenë 2005,54 leva /1025,14 euro / dhe janë rritur me 9,6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në strukturën e të ardhurave totale me pjesëmarrjen më të lartë relative janë të ardhurat nga paga (56,9%), të ndjekura nga të ardhurat nga pensionet (30,9%) dhe nga vetëpunësimi (4,9%).
Paga mesatare në sektorin privat për periudhën në fjalë është 1,591 leva /813,47 euro/, që është 11,6% më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2021, dhe në sektorin publik - 1,598 leva /817,04 euro/, që është një rritje prej 1.8%.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..