Doganierët gjermanë do të ndihmojnë bullgarët në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo në kufirin e jashtëm të BE-së me Turqinë. Për këtë ka biseduar në Sofje Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev me Ministrin e Financave të Gjermanisë, Christian Lindner.
Të dy diskutuan mbështetjen për përpjekjet e Bullgarisë për të hyrë në eurozonë në 2024. "Ne folëm gjithashtu për mundësinë që Agjencia Kundër Pastrimit të Parave dhe Prokuroria Evropiane të kenë fuqi të zgjeruara, si në Gjermani," tha Vasilev.
Lindner foli edhe me Kryeministrin Kirill Petkov. “Ne e vlerësojmë lidershipin tuaj, të cilin e treguat në një moment vendimtar dhe u përballët me Gazprom”, tha i ftuari, cituar nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...