Me ftesë të menaxhmentit të Agjencisë Ekzekutive "Kryeinspektorati i Punës", drejtori ekzekutiv i Organit Evropian të Punës Kozmin Bojanxhiu është për vizitë në Bullgari, njofton Agjencia. Në takimin me ekspertët bullgarë u diskutuan rezultatet e aksioneve të mëparshme të përbashkëta me pjesëmarrjen e Agjencisë në fjalë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Specialistët nga Inspektorati i Punës dhe nga Agjencia e Punësimit marrin pjesë në inspektime dhe fushata të përbashkëta të mbështetura nga Organi Evropian i Punës, si dhe në përpjekje të përbashkëta për përballimin e problemit të punës së padeklaruar.
Kozmin Bojanxhiu falënderoi për pjesëmarrjen e institucioneve bullgare në iniciativat e përbashkëta ndërmjet vendeve anëtare, të koordinuara nga Organi Evropian i Punës dhe vuri në dukje se Bullgaria është një nga vendet më aktive.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..