Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

VMRO-ja këmbëngul për një takim me Kryeministrin Kirill Petkov

Foto: BGNES

Mbështetës të partisë nacional-konservatore VMRO dhe dy nga bashkëkryetarët e partisë, Angell Xhambazki dhe Aleksandër Sidi, rrethuan shtëpinë e Kryeministrit Kirill Petkov. Ata insistuan për të biseduar me Petkovin dhe të shohin dokumentet për të ashtuquajturin “propozim francez” për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Përfaqësuesit e partisë theksojnë se disa herë kanë bërë përpjekje të pasuksesshme për t'u takuar me Kirill Petkovin dhe me Ministrin e Jashtëm. Ky është shkaku për ta pritur Kryeministrin para shtëpisë së tij, që të bisedojnë me të. VMRO gjithashtu kërkoi një mbledhje të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje dorëzuan çmimin “Baza” për autorë të rinj të artit modern

Një instalacion nga Slava George fitoi çmimin “Baza” për artin bashkëkohor për vitin 2025. Ai u jepet artistëve deri në 35 vjeç. Fituesja u shpall nga Prof. Barbara Stele nga SHBA-ja, e cila kryesoi jurinë këtë vit. “Vepra e Slava George u dallua me..

botuar më 25-07-30 11.03.PD
Një kuadro nga fshati Plloski

Era e fortë përhap zjarret pyjore në malin Pirin

Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të malit Pirin për të pestën ditë tani. Të martën, rreth orës 23:30, filloi evakuimi i 500 banorëve...

botuar më 25-07-30 9.32.PD

Parashikimi i motit për 30 korrikun

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira mbi Bullgarinë Jugore dhe Lindore dhe në disa vende të caktuara do..

botuar më 25-07-29 7.30.MD