Në samitin kyç të BE-së për Ukrainën në Bruksel, vendi pret të marrë statusin e kandidatit. Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se zhvilloi bisedime edhe me Kryeministrin bullgar Kirill Petkov.
“Që në mëngjes fillova maratonën telefonike për një vendim pozitiv për kandidaturën e Ukrainës. Bisedova me 11 liderë të mërkurën. Falënderova Kryeministrin bullgar Petkov për mbështetjen e tij për Ukrainën dhe për zhvillimin e të gjithë Evropës me pjesëmarrjen e saj”, tha Zelenski.
Duke folur për AP, Zëvendëskryeministrja ukrainase Ollga Stefanishina, e cila është përgjegjëse për integrimin evropian, tha se Holanda, Suedia dhe Danimarka nuk ishin dakord të fillonin bisedimet e para-anëtarësimit me Ukrainën ndërsa ajo po mbrohet nga agresioni rus, por tani edhe ata e mbështesin idenë.
Në ditën e 120 të luftës, Rusia hodhi të gjitha forcat e saj për të kapur Severodoneck dhe Lisiçansk dhe për të rifilluar ofensivën nga Izjum në Sllavjansk. Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase janë tashmë 7 km larg nga qyteti Herson dhe përsëri sulmuan me sukses nga ajri objektet ruse në Ishullin kyç të Gjarpërinjve në Detin e Zi, njofton UNIAN.
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production,..