Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë dhe 59 u plagosën në Kremençuk pasi një sulm me raketë ruse goditi një qendër tregtare. Sipas presidentit Volodimir Zelenski, atje ka pasur më shumë se një mijë njerëz në kohën e sulmit. Ai e përshkroi sulmin me raketa si një nga aktet terroriste më të urryera në Evropë, të kryer nga terroristë të pamoralshëm, të cilët nuk duhet të kenë vend në Tokë. “Rusia është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. “Të gjithë duhet ta dinë se duke blerë apo transportuar naftë ruse, ata në fakt mbajnë lidhje me bankat ruse, i paguajnë taksat dhe detyrimet shtetit rus dhe kjo do të thotë t’u japësh para terroristëve”, tha Presidenti ukrainas.
Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me sulmet e fundit ruse. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stéphane Dujarric, e quajti sulmin në Kremençuk "të mjerë". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinkеn tha se kjo është mizoria e radhës. Sipas krerëve të vendeve të G-7, ajo që ndodhi në Kremençuk është një krim lufte dhe të gjithë që kanë ndonjë lidhje me këtë vepër duhet të mbajnë përgjegjësi. Në të njëjtën kohë Zëvendës përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Dmitri Poljanski, e përshkroi incidentin si "një provokim të ri ukrainas në stilin e Buçës", duke theksuar se ka shumë mospërputhje që bien në sy.
Të paktën tetë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një sulm me raketa ruse në Lisiçansk, tha guvernatori i rajonit të Lugansk. Të paktën katër persona u vranë gjatë qitjes në Harkov, ndërsa 19 të tjerë u plagosën, sipas guvernatorit të qarkut, Oleg Sinegubov.
NATO-ja do të zyrtarizojë ndryshimin rrënjësor të qëndrimit të saj ndaj Rusisë në samitin e së mërkurës dhe të së enjtes, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Nga një partner strategjik, Rusia po bëhet kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e NATO-s në konceptin strategjik të aleancës së mbrojtjes perëndimore”, shtoi ai.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..