39 për qind e bullgarëve thonë se në ndarjen e re në Evropë, Bullgaria duhet të jetë në aleancë me NATO-në dhe BE-në, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga Alpha Research. 23 për qind e të anketuarve janë për një aleancë me Rusinë. 7 për qind preferojnë një opsion tjetër. 31 për qind e njerëzve nuk mund të gjykojnë.
Përkrahësit e një aleance me NATO-në dhe BE-në janë pjesën më të madhe në të gjitha grupmoshat. Ndër ata mbi 50 vjeç, mbështetja për orientimin perëndimor është në rënie, por mbetet më e madhe se alternativa me Rusinë.
Shumica e mbështetësve të koalicionit perëndimor janë përkrahës të “Bullgarisë Demokratike” – 96 për qind, “Po e vazhdojmë ndryshimin” - 68 për qind, “Ka një popull të tillë” - 65 për qind, GERB - 58 për qind.
Midis votuesve të BSP-së, 56 për qind duan një aleancë me Rusinë, 49 për qind e përkrahësve të partisë “Vëzrazhdane” gjithashtu duan një aleancë me Moskën. Në mesin e mbështetësve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë 48 për qind thonë se nuk mund të gjykojnë.
Universiteti Mjekësor – Sofje është universiteti më i mirë në Bullgari, sipas renditjes Best Global Universities të U.S. News & World Report për vitin 2025 - 2026. Me 38.1 pikë, Universiteti i Mjekësisë – Sofje renditet i 1144-ti në botë dhe i..
Tarifat në formën e paguar të arsimit në institucionet e arsimit të lartë nuk do të kalojnë 60% të kostos së jetesës së një studenti me financim shtetëror, vendosi Asambleja Kombëtare, njoftoi gazetarja e BNR-së Violeta Ashikova. Sipas..
Bullgaria mban vendin e 13-të në Indeksin e Pasaportave “Henley” , duke u ngjitur me 8 vende në 10 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të kompanisë konsulence për shtetësi dhe qëndrim "Henley & Partners" me seli në Londër. Indeksi..