Nis një fushatë e gjerë kundër drejtimit të automjeteve nën ndikimin e substancave narkotike. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov.
"Ne vendosëm t'u shpallim luftë të gjithë recidivistëve pas timonit, veçanërisht atyre që drejton automjete nën ndikimin e drogës," tha Petkov. Masa është shpallur pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e së martës në Sofje, ku humbën jetën dy vajza të reja. Shoferi - ish-futbollisti i Levskit, Georgi Semerxhiev, i cili ka rreth 50 kundërvajtje në rrugë, është larguar nga vendi i krimit, ndërsa një punonjëse e Policisë e ka ndihmuar të fshihet, por më vonë është arrestuar. Ministri i Brendshëm në dorëheqje, Bojko Rashkov, njoftoi se Semerxhievit i është hequr patenta që nga viti 2005, por deri më sot ka vozitur automjete të ndryshme. Në makinën e tij u gjet një llambë blu dhe një shkop policie.
Sot në mbrëmje qytetarët do të protestojnë sërish në Sofje në vendin e aksidentit të rëndë.Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..