Në qytetin e Komotinit, kryeministrat Kiriakos Micotakis dhe Kirill Petkov morën pjesë në hapjen e lidhjes gazit Greqi - Bullgari - IGB. Ministri i Energjisë i Azerbajxhanit Parviz Shahbazov gjithashtu mori pjesë në ceremoni.
"Ky moment është i rëndësishëm për Ballkanin dhe për Evropën, sepse kjo nuk është vetëm nisja e një gazsjellësi, por një projekt që afron Greqinë dhe Bullgarinë," tha Micotakis.
Tubacioni që lidh rrjetet e transmetimit të gazit të dy vendeve është i gjatë 182 km, me një kapacitet deri në 3 miliardë metra kub gaz në vit dhe me potencial për të rritur transmetimin në 5 miliardë metra kub. Pajisja është lidhur edhe me terminalin e ardhshëm të gazit në Aleksandropolis, ku Bullgaria zotëron 20%.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..