Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një foto tregim

Kiten - një dashuri përgjithmonë

Foto: Miglena Ivanova

Me rërën e butë prej kadifeje në plazhet e tij dhe një raport të mirë midis cilësisë dhe çmimeve për pushime, Kiten është një destinacion tërheqës bregdetar për bullgarët, por duket jo shumë i njohur për të huajt.Qyteza pushimore është e vendosur në afërsi me malin Stranxha, në 5 kilometra nga qyteti Primorsko dhe në 55 kilometra në jug nga qyteti Burgas. Ajo disponon me dy plazhe - ai verior i quajtur Atliman, i cili gjendet në gjirin me të njëjtin emër, dhe plazhi jugor, i cili është më i cekët, me një  brez të gjerë me rërë që përfundon në grykën e lumit Karaagaç. Kiten është më joshës në qershor, kur i gjithë qyteti mban erë bliri, por ruan hijeshinë e tij në pjesën tjetër të muajve të verës. Në orët e para të ditës, si deti ashtu edhe lumi janë vende tërheqëse për peshkatarët. Adhuruesit e turizmit me këmbë mund të organizojnë shëtitje të ndryshme përreth.

Radio Bullgaria ju propozon një shëtitje të shkurtër me fotografi nëpër qytetin tonë jugor të Detit të Zi. Le të fillojmë me romantikën e perëndimit të diellit në Kiten:

Deti këtu është i bukur, edhe kur është i zemëruar.

Moti është rrallë i keq në Kiten. Por nëse kjo ndodh, bëni një shëtitje, ecni zbathur në plazhin e shkretë. Do të kuptoni se ndonjëherë me të vërtetë nuk ka "asgjë më të mirë se moti i keq" dhe koha e kaluar vetëm me veten. Gjurmët e këmbëve në rërë që ka lënë dikush që ka shkuar përpara jush do t'ju thonë se vetmia është një gjë relative. 

Në mbrëmje, plazhet në Kiten janë veçanërisht komode.

Një çift i ri i dashuruar në breg do të pozojë për ju vetëm për një copë bukë, por nëse kënaqen, do t'ju kërkojnë me mirësjellje më shumë.

Edhe nëse deti nuk ju hedh një shishe me një mesazh dashurie, gjithçka është dashuri në Kiten.

Një shëtitje në mbrëmje përgjatë portit me varkat dhe jahtet e ankoruara do t'ju bëjë të ëndërroni një udhëtim ekstrem nëpër botë.

Nëse nuk ju pëlqen të pushoni në plazh, në Kiten mund të bëheni edhe studiues i antikiteteve bullgare. Qyteti mban kujtime të historisë së tij të lashtë. Këtu, midis barit dhe shkurreve, mund të shihni rrënojat e kalasë Urdoviza, e cila mbronte banorët e një vendbanimi të lashtë trak.

Ujërat transparente në brigjet e Kitenit predisponojnë për takime të ngushta me jetën detare.

Bluja detare derdhet në ngjyrën e qiellit dhe të pafundësisë. Edhe nëse nuk e dëgjoni këngën magjepsëse të sirenës, do të dëshironi të ktheheni këtu përsëri dhe përsëri.

Tekst dhe foto: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert festiv hap sezonin turistik në Varna

Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..

botuar më 25-05-16 7.55.PD

Shfaqje me delfinë është një nga atraksionet verore të Varnës

Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të përshëndeten nga Dolli, Joana, Bimbo, Kimbo dhe Flipër, të cilët do të performojnë kërcime së larti,..

botuar më 25-05-15 10.36.PD

Udhëtim në zemër të Rodopeve – komuna Ardino pasuron atraksionet e saj turistike

Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së “Fshatrat më të mirë turistike”. Ideja e programit ndërkombëtar nuk..

botuar më 25-05-15 7.00.PD