Që nga 1 gushti e deri më 13 shtator 2022, në kompleksin e parkut arkitekturor "Dvoretsa" (“Pallati”) në qytetin Ballçik pranë Detit të Zi, prezantohen disa nga stolitë më të bukura të Shkollës së Argjendarisë të Çiprovcit. Ato janë pjesë e fondeve të Muzeut Historik Kombëtar dhe janë bashkuar në ekspozitën “Objekte luksoze. Shkolla e Argjendarisë e Çiprovcit”. Shumica e ekspozitave janë gjetje aksidentale në Bullgarinë Veri-Perëndimore, të fshehura si thesare dhe të pa kërkuara nga banorët e zonës, të cilët u larguan pas Kryengritjes së Çiprovcit të vitit 1688. Vizitorët mund të shohin byzylykë të dekoruar, zbukurime për ballin dhe veshët etj. Kompleksi paraqet gjithashtu një kopje të thesarit të artë nga Nesebër, datuar në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të dhe në fillim të shekullit të 17-të.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..