Bullgaria ka nënshkruar sot një marrëveshje për aranzhimet operacionale me Komisionin Evropian. Kjo është marrëveshja e fundit e nevojshme në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë përpara se vendi ynë të paraqesë një kërkesë zyrtare për marrjen e fondeve në kuadër të mekanizmit, njoftoi Ministria e Financave. Marrëveshja operacionale specifikon metodën e verifikimit për arritjen e objektivave të rënë dakord dhe çështjet praktike që lidhen me monitorimin e zbatimit të Planit.
Në ditët në vijim Bullgaria do të dërgojë kërkesën e parë për marrjen e fondeve në kuadër të mekanizmit, të cilat pas vlerësimit të nevojshëm pritet të mbërrijnë në vendin tonë në vjeshtë.Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..