Pas një udhëtimi 36 orësh nga Odesa, anija “Razoni” e ngarkuar me më shumë se 26 mijë tonë misër mbërriti në Bosfor, raporton Reuters. Kjo është anija e parë me grurë që u nis pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia për të rifilluar eksportet ukrainase. Agjencia citoi Ministrinë turke të Mbrojtjes sipas së cilës ka plan që çdo ditë një anije mallrash të niset nga Ukraina.
Pentagoni mohoi se ushtria ruse ka goditur 6 sisteme raketore amerikane “HIMARS” në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington, deklarata për këtë nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu është një gënjeshtër.
Sulmet me raketa ruse kundër të gjithë Ukrainës vazhdojnë, dhe ato janë veçanërisht intensive kundër qyteteve të vijës së parë të Harkov dhe Nikolaev. Sipas agjencisë UNIAN, ushtria ruse ka rimëkëmbur tashmë 115 grupe batalioni, të cilat, së bashku me mbi 300 tanke dhe njësi ajrore, po lëvizin në jug të Ukrainës me synimin për të mbajtur Herson dhe për të avancuar kundër Nikolaev dhe Odesës.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov diskutuan mënyrat për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Zelenski shkroi në rrjetin social "X": "Shpreha..
Aktualisht, nuk ka asnjë mundësi rregullative për Bullgarinë që të ridrejtojë fondet nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë për mbrojtjen..
Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..