Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka dërguar tonelata municionesh në Ukrainë

Aleksandër Mihajllov
Foto: BGNES

Më shumë se 4200 tonë municione bullgare janë eksportuar në Ukrainë gjatë 4 muajve të parë të luftës me nënshkrimin e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së ekonomisë Kornelija Ninova. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i kompanisë për tregtimin e armëve “Kintex”, i shkarkuar nga Ninova, Aleksandër Mihajllov.

Predhat dhe raketat dërgohen në aeroportin polak Rzeszow 70 km larg kufirit me Ukrainën. Çdo 2 ditë, 60 fluturime transportojnë 70 tonë municione.

Zonja Ninova ka deklaruar se nuk e di se ku po shkojnë armët bullgare dhe kjo është "fyese për qytetarët bullgarë", tha Mihajllov, duke theksuar se të dhënat i përkasin Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare dhe ai i ka marrë në bazë të Ligjit për Qasje në Informatat Publike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD