Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evidentojnë rënie në ofertat për punë në Bullgari

Foto: Pixabay

Platforma më e madhe elektronike për zhvillimin e karrierës raportoi një rënie të ndjeshme të njoftimeve për punës muajin korrik, me afro 12 për qind më pak krahasuar me qershorin.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Agjencisë së Punësimit, në javën e fundit të korrikut vijon tendenca që të papunët e saporegjistruar të tejkalojnë numrin e atyre që emërohen në punë. Rënia më e madhe e ofertave evidentohet në industrinë e hotelerisë dhe restoranteve, si dhe në sektorët e kujdesit shëndetësor, farmaceutikës, administratës dhe shërbimeve. Shumica e njerëzve kërkohen në fushën e tregtisë dhe prodhimit. Rënie ka në njoftimet për punë në distancë si dhe në ofertat për refugjatë me 7 për qind secila.

Pavarësisht ofertave të reduktuar të punës, ekspertët mendojnë se ky trend është i përkohshëm, për shkak të periudhës së pushimeve verore, kur si punëdhënësit ashtu edhe punëkërkuesit janë më pak aktivë në tregun e punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuar prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin antik..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD