Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fluksi i migracionit drejt Bullgarisë u rrit me 25 për qind në muajin e fundit

Foto: BGNES

Gjatë vizitës së tij në Ellhovo, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Zëvendëskryeministër për Rendin dhe Sigurinë Publike, Ivan Demerxhiev, njoftoi se për vetëm një muaj fluksi i migrantëve në vendin tonë u rrit me 24 për qind, transmetoi BTA. Sipas Demerxhiev, rritja në krahasim me vitin e kaluar është gjashtëfish. Megjithatë, ai vuri në dukje se nuk ka arsye për shqetësim, dhe shtoi, se 800 njerëz zbatojnë detyra me shërbim në kufi dhe nuk ka nevojë për të dërguar më shumë forca.

Javën e ardhshme ministria do të ketë takim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme më 2 tetor të këtij viti. Qëllimi është të identifikohen personat e përfshirë në blerjen e votave, tha edhe Demerxhiev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Institucionet shtetërore kërkojnë fshirjen e Kishës Ortodokse Bullgare të Stilit të Vjetër

Prokuroria e Qytetit të Sofjes apeloi refuzimin e Gjykatës së Qytetit të Sofjes për të ndërprerë regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të Stili të Vjetër, njoftoi prokuroria shtetërore. Sipas apelit, Ligji për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për..

botuar më 25-07-25 9.58.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°. Në Sofje do të jetë 20°. Gjatë ditës do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36 dhe 41°, për..

botuar më 25-07-24 7.20.MD

Një kontingjent ushtarak bullgar u kthye nga misioni i NATO-s në Kosovë

Një kontingjent bullgar nga Forca e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë u prit me një ceremoni solemne në Bllagoevgrad, raportoi BTA. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov përgëzoi ushtarakët për përfundimin me..

botuar më 25-07-24 4.25.MD