Mjetet e para sipas Planit të Rimëkëmbjes priten këtë vjeshtë, tha zëvendëskryeministri i qeverisë teknike për fondet evropiane Atanas Pekanov për Nova TV. Ato do të jenë 1.3 miliardë euro dhe Bullgaria do t'i kërkojë deri në fund të gushtit. Brenda dy muajve, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet nëse do t'i livrojë ato. Pekanov theksoi se për të pasur pagesën e radhës, Kuvendi i ri duhet të miratojë 22 ligje deri në fund të vitit 2022.
Në 5 vitet e ardhshme, rreth 1.5 miliardë euro do të investohen në zhvillimin e biznesit bullgar në kuadër të programit të ri "Konkurrueshmëria dhe inovacionet në ndërmarrje". Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, do të mbështeten për implementimin e teknologjive dhe inovacioneve të reja, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes.Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..