Ministri teknik i turizmit, Ilin Dimitrov, është duke përgatitur vizita (udhëtime) në tregjet e afërta (Maqedonina e Veriut, Serbi, Rumani, Turqi, Greqi) dhe tregje të distancave të mesme (Gjermani, Republika Çeke, Hungari, Poloni, Lindja e Mesme). Qëllimi është të përmirësohet dukshmëria e vendit tonë, të tregohet gatishmëri dhe dëshirë për të mirëpritur turistët në Bullgari.
Sa për prioritetet në përgatitjen e sezonit dimëror, fjalët “parashikueshmëri” dhe “siguri” do të jenë kyçe, siguroi Dimitrov. Do të punohet për korridoret e gjelbra për turistët që vijnë në rast të një zhvillimi të pafavorshëm të pandemisë, për kalimin e lehtë nëpër pikat kufitare, për marrëveshje reciproke për anulimin e certifikatave jeshile me Rumaninë dhe vendet fqinje në rast të zhvillimit të pandemisë së Covid- 19.Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..