Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Wawrinka do të luajë në vjeshtë në Sofje me "wild card"

Stan Wawrinka
Foto: Rojters

Mbajtësi i 3 titujve Grand Slam dhe akoma 16 të tjerëve në turnetë ATP, Stan Wawrinka, do të luajë në Sofia Open 2022, njoftuan organizatorët. Turneu i kategorisë ATP 250 zhvillohet nga 25 shtatori. Zvicerani vjen me “wild card” për skemën kryesore të edicionit të shtatë në Sofje.

Tenisti më i fortë bullgar, Grigor Dimitrov, fitoi edhe në dyshe në turneun ATP 1000 në Monreal. Së bashku me rusin Andrei Rublev eliminuan me 3:6, 6:2, 10:8 australianët Matthew Ebden dhe Max Purcell. Në fazën e 16-të në Kanada, Dimitrov dhe Rublev do të luajnë kundër nënkampionëve Marcel Granollers - Spanjë dhe Horacio Ceballos - Argjentinë.

Në mbrëmjen e 10 gushtit Dimitrov do të luajë edhe një ndeshje kundër australianit Alex de Minaur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

facebook.com/groups/mursalevo

Si e gjallëroi Kampionati Evropian i Futbollit sheshin e një fshati në Bullgari 


"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav  Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68..

botuar më 24-06-27 7.30.PD
Ljubomir Epitropov

Ljubomir Epitropov zëvendëson Petër Micin si flamurtar në hapjen e Olimpiadës

Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja..

botuar më 24-06-26 6.04.MD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të luajë në çerekfinale në Bad Homburg

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin gjerman – një në kualifikimet dhe dy në skemën kryesore. Viktoria Tomova fitoi me 6:4, 6:2..

botuar më 24-06-26 9.19.PD