Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen ekipet pjesëmarrëse. Fillimi zyrtar i garës është më 28 gusht në kryeqytet para stadiumit kombëtar “Vasill Levski”, ndërsa finalja është më 1 shtator në Momçillgrad.
Pjesëmarrësit do të përshkojnë gjithsej rreth 800 kilometra. Ata do të bëjnë gjithsej tre ngjitje në Stara Pllanina, ndër të cilat është zona Beklemeto, e cilësuar si një nga lartësitë më të vështira të Bullgarisë për shkak të gjatësisë prej 22 km dhe pjerrësisë mesatare gati 6%.Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi..