Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina ka frikë nga një sulm terrorist në centralin bërthamor “Zaporozhie”

Foto: EPA/BGNES

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëroi për një operacion të mundshëm rus në centralin atomik “Zaporozhie”, pasi punëtorët në termocentralin bërthamor të kapur nga Rusia u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi sot, raportoi DPA. “Ne kemi frikë se pas granatimeve të termocentralit, forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist”, tha agjencia e inteligjencës. Ndërkohë, Moska deklaroi se Kievi po planifikon një provokim në centralin bërthamor për sot.

“Shkaktimi i ndonjë dëmtimi në termocentral do të ishte vetëvrasje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili foli me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodimir Zelenski dhe Rexhep Tajip Erdogan në qytetin ukrainas të Lviv. Në fjalimin e tij të vonë, Volodimir Zelenski theksoi se Rusia duhet t'i japë menjëherë akses në termocentral Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në takimin trepalësh, Rexhep Erdogan shprehu gatishmërinë e tij për të marrë sërish një rol ndërmjetësues. "Shpresoj se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve," tha ai. Megjithatë, Volodimir Zelenski përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë përpara se ajo të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. “Njerëzit që vrasin, përdhunojnë, godasin çdo ditë objektiva civile në qytetet tona me raketa lundrimi, nuk mund të kërkojnë paqe. Së pari ata duhet të largohen nga territori ynë, pastaj do të shohim”, tha Presidenti ukrainas.

Dy fshatra ruse u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale. Nuk u raportua për viktima, por banorët e Timonovos dhe Soloti u zhvendosën në një distancë të sigurt, tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vjaçeslav Gladkov. Zjarri vjen disa ditë pas shpërthimeve në një bazë ushtarake dhe depo municioni në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Moska. Të paktën katër shpërthime ndodhën mbi Sevastopol, por nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD