Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u zhvilluar përzgjedhja kombëtare për Kupën Botërore për Sipërmarrje

Foto: freepik.com

Më shumë se 1 milion dollarë – ky është çmimi për të cilin sipërmarrës nga 200 vende konkurrojnë për Kupën Botërore të Sipërmarrjes. Për vit të dytë të radhës Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” organizon përzgjedhjen kombëtare për konkursin prestigjioz.  Deri në pjesëmarrje lejohen firma të regjistruara pas 1 dhjetorit të vitit 2015 në Bullgari ose ekipe që planifikojnë të krijojnë një kompani në Bullgari. Vetë konkursi kalon në tre faza - faza ideore, faza e hershme dhe faza e rritjes. Afati përfundimtar për anëtarësim  është 31 gushti 2022. Një juri kombëtare, e përbërë prej 14 pedagogëve universitar, drejtuesve të bizneseve të suksesshme dhe drejtorësh të institucioneve bankare do të zhvillojë një seleksionim paraprak dhe do të nominojë sipërmarrësit më të mirë për pjesëmarrje në finalet, të cilat do të zhvillohen gjatë muajit nëntor 2022 në Arabinë Saudite. Seleksionimi i pjesëmarrësve bullgarë në edicionin e katërt të Kupës Botërore për sipërmarrësi është në përshtatje me qëllimin e rëndësishëm të shkollës të përkrahë ekosistemin sipërmarrës në Bullgari.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD