Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liqenet e Simeonovos ofrojnë freski në kulmin e verës

4
Foto: BGNES

Tonelata llum dhe mbeturina u hoqën nga katër liqenet e Simeonovos, të cilët e kthyen këtë cep rrëzë Vitoshës në një vend të këndshëm për relaksim dhe freski në kulmin e verës. Një nga simbolet e lagjes Simeonovo të kryeqytetit, liqenet, ishintë spastruara nga fondacioni i bashkisë “Sofja-kryeqytet evropian i sportit” dhe drejtoria e parkut natyror “Vitosha”, njoftoi kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova.

Të njohura si “sytë e malit Vitosha”, rezervuarët e krijuar nga njeriu reflektojnë rrezet e diellit dhe pemët me gjethe rreth tyre. Itinerari deri tek ato është i lehtë, niset nga qendra e lagjes Simeonovo dhe vazhdon rreth 40 minuta. Lartësia mbi nivelin e detit në fundin e tij është 1045 metra.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD