Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dërgon ekspertë në centralin bërthamor “Zaporozhiе”

Centrali bërthamor "Zaporozhie"
Foto: arkiv

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi njoftoi në Twitter se po udhëton për në centralin ukrainas “Zaporozhzhie”, raportoi France Press.

"Ne duhet të mbrojmë sigurinë e Ukrainës dhe centralin më të madh bërthamor në Evropë," shkroi Grossi në Twitter dhe saktësoi se ekspertë nga organizata ndërkombëtare do të mbërrijnë në central këtë javë. Luftimet rreth termocentralit po bëhen më të ashpra dhe Kievi dhe Moska vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet e centralit, si dhe për sulmet ndaj objekteve civile. Kryebashkiaku i Energodarit, pranë centralit “Zaporizhie”, Dimitro Orlov raportoi për granatime ruse në vendbanim - në dy nga rrethet e qytetit. Nëdrkaq, vetë qyteti mbeti pa energji elektrike dhe ujë për shkak të granatimeve.

Pala ruse, nga ana tjetër, fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet. Përfaqësuesi i administratës në rajonin e Zaporozhies, Vladimir Rogov, raportoi se ka katër goditje në një nga lagjet e Energodarit dhe shtatë persona u plagosën. Sipas Rogov, qëllimi i sulmeve është të pengojnë misionin e ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në centralin e Zaporozhies.

Në të njëjtën kohë, ushtria ukrainase në Donbas njoftoi se ka ndalur avancimin e forcave ruse drejt qytetit të Slavjansk, si dhe sulmet në rajonin e Bahmut dhe Avdeevka.

Këtë javë, ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba ka takime me diplomatët më të lartë të Evropës në Pragë, ku pritet të diskutohet për ndalimin e vizave për rusët në komunitet. Sipas përfaqësuesit suprem të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka pak të ngjarë që shtetet anëtare të mbështesin njëzëri një masë të tillë.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se pavarësisht përpjekjeve të tij për të kundërshtuar formimin e multipolaritetit në botë, Perëndimi nuk do ta ndalë këtë proces.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 marsin 2025

Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..

botuar më 25-03-06 7.35.MD

Pas pak ditësh qeveria do të bëjë të ditur se cilat nga projektet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë duke u rrëzuar

Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..

botuar më 25-03-06 6.09.MD

Bullgaria propozon që fondet e pashpenzuara nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëdnrueshmërisë të shfrytëzohen për mbrojtje

Para fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se Bullgaria do të propozojë që fondet e pashpenzuara dhe të paabsorbuara nga Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të shfrytëzohen për mbrojtje..

botuar më 25-03-06 5.22.MD