Forcat e armatosura ukrainase thyen linjat e mbrojtjes ruse në disa sektorë të vijës së frontit pranë qytetit Herson. Sipas Oleksij Arestoviç, këshilltar i presidentit ukrainas, tragetet që Rusia përdor për të furnizuar pjesën e rajonit Herson të pushtuar prej saj u vunë nën zjarr. Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmet ukrainase në rajonet Herson dhe Nikollaev në Ukrainën Jugore u zmbrapsën. Presidenti Vollodimir Zelenski refuzoi të komentojë ngjarjet e fundit, duke thënë: “A dëshiron dikush të dijë se cilat janë planet tona? Ju nuk do të dëgjoni specifika nga dikush me të vërtetë përgjegjës. Sepse kjo është luftë”.
Ndërkohë, Ukraina njoftoi fillimin e një kundërofensive për të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat ruse në pjesën jugore të vendit, raportoi Reuters. Agjencia e përshkroi masën si besim në rritje në sfondin e dërgesave të armëve perëndimore. “Ne filluam veprimet sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson”, tha zëdhënësja e komandës jugore të forcave ukrainase Natalija Gumenyk, cituar nga mediat publike ukrainase. Ukraina po përdor armë perëndimore të teknologjisë së lartë për të goditur depot ruse të municionit dhe për të shkaktuar kaos në linjat e furnizimit.
Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Raffaello Grossi mbërriti në Ukrainë dhe është rrugës për në Centralin Atomik Elektrik “Zaporizhie”. Inspektimi pritet të nisë të mërkurën dhe të përfundojë të shtunën. Ekspertët do të vlerësojnë dëmet fizike të shkaktuara në territorin e centralit, si dhe gjendjen e sistemeve të sigurisë dhe të ruajtjes. “Pa ekzagjerim, ky mision do të jetë më i vështiri në historinë e agjencisë, duke marrë parasysh operacionet luftarake të ushtrisë ruse në terren dhe mënyrën brutale në të cilën Rusia po përpiqet të legjitimojë praninë e saj në Centralin Atomik Elektrik “Zaporozhie”, komentoi Ministri i Jashtëm ukrainas. Dmitro Kuleba. Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e interesuar për një mision të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. “Tensioni ushtarak mund të reduktohet me presion ndaj ukrainasve për të ndaluar granatimet e centralit “Zaporozhie” dhe territoreve ngjitur”, shtoi ai.
Si Kievi, ashtu edhe Moska pretendojnë se sulmet e vazhdueshme janë vepër e palës tjetër.
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar. Pyetja në të është "A jeni dakord që Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme..
Të shtunën , temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira me ndërprerje të përkohshme të vranësirave në rajonet perëndimore. Do të ketë reshje shiu në pjesët jugore..
Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me pjesëmarrjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova,..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..