Nëse në pikturën e jetës suaj të shkurtër deri tani janë të pranishme tonet gri, ndodh që të qëndroni në një vend të ndriçuar nga rrezet e diellit dhe me sy të mbyllur të merrni nga bollëku.Pas kësaj – në ngjashmëri të dritës që rrjedh dhe nga e cila ka për të gjithë, lindin ëndrrat e guximshme.
Pavarësisht se ka dhjetë vëllezër dhe motra, çdo mëngjes Xhanet shikon më përpara fytyrat e familjes së saj të madhe, të fëmijëve të braktisur. Që në moshë fare të vogël ajo është nëpër banesa sociale dhe prej katër vitesh në një banesë kalimtare, ajo thotë: “Dua të jem vetëm një njeri i lumtur”. Dhe në një fjalë të vetme ajo përmbledh të gjitha ëndrrat e saj.
Xhanet Çavdarova është mes qindra maturantëve që këtë vitfestuan ballon e diplomimit në shoqërinë e presidentit Rumen Radev dhe të bashkëshortes së tij në rezidencën “Bojana”.Nëpërmjet nismës së tij bamirëse “Mbështesim një ëndërr”, kreu i shtetit ndihmon të rinjtë e rritur në institucione sociale të vazhdojnë shkollimin e tyre apo të fillojnë punë. Nxënëse e Gjimnazit Kombëtar për Arte Skenike dhe të Ekranit në Plovdiv, Xhanet ndjek qëllimin e saj të madh të hyjë në Akademinë Kombëtare të Artit për të mësuar dizajnin e reklamës.
“Unë merrem me vallëzime, pikturoj dhe këndoj - tregon ajo. Në shtëpinë time të parë -“Maria –Luiza”, na shpinin në mësime në pikturë në qytetin e Vjetër në Plovdiv. Shkonim çdo javë nga njëherë dhe që aty unë u frymëzova shumë. Përveç kësaj për një kohë të gjatë qesh dhe koreografe. U jepja mësim fëmijëve, të mëdhenjve dhe kjo është gjëja tjetër përmes së cilës unë me të vërtetë lirohem. Si parim unë vallëzoj absolutisht çdo lloje vallesh, por më tepër më tërheq hip-hopi.”
Xhanet pikturon akoma që në moshën 6 vjeçe, kurse mjeshtëritë e saj u bëjnë përshtypje personave të njohur në qytetin e Plovdivit, të cilët me ndihmën e bashkisë gjatë vitit 2018 organizojnë një koncert bamirësie, që të mund ta përkrahin. Qëllimi është që të mund të mblidhen para, me të cilat ajo të mund të shkojë në kurs për pikturë. Vajza e talentuar arrin të shesë që të gjitha krijimet e saj në ekspozitën e cila e shoqëron ngjarjen, kurse nga Akademia për Art Muzikor, të Vallëzimit dhe Pikturimit në qytet i zgjasin dorën. Kurse një vit më përpara Xhanet merr pjesë në krijimin e një instalimi të dritave në lagjen e Plovdivit “Stolipinovo” si një element nga festivali LUMIXX.
“Unë jam një njeri shumë abstrakt - e përcakton veten e saj ajo. Unë pëlqej çdo gjë dhe nuk kam një pikturë të caktuar të dashur, skulpturë ose ndonjë gjë të ngjashme. Por piktura “Rroja e natës” e Rembrantit për mua është speciale dhe kryesisht për shkak të saj unë ndihem e motivuar të vazhdojë. Aktualisht jam duke punuar mbi një pikturë japoneze, të cilën po e pikturojë mbi mëndafsh. Kjo kërkon shumë kohë dhe shpresoj se në fund të fundit do të realizohet sepse do të ekspozohet në një galeri të kryeqytetit.”
Por arti i mbyllur mes katër mureve nuk e kënaq plotësisht piktoren liridashëse, e cila ëndërron që një ditë vepra të saj të ekspozohet në një vend publik. “Diku, ku mund të shikohet me sy të thjeshtë dhe të mund të vlerësohet. Nuk ka rëndësi se ku - thjesht të mos të jetë brenda në ndonjë godinë”, shton ajo.
Xhanet preferon më tepër pikturën sesa vizatimin, sepse ajo shpërthen nga ngjyra të shumta.Sipas saj, edhe Bullgaria ka nevojë për ngjyra.
“Ngjyra të shumta e të larmishme, sepse mendoj se në këtë moment çdo një prej nesh gjendet në një jetë gri të përditshme - thotë ajo. Kurse çdo një njeriu i duhet pak ngjyrë, që të jetë i lumtur. Shpresoj që një ditë me pikturat e mia të mundem të frymëzojë dikë.”
Për këtë qëllim Xhanet është gati të hapë një faqe të re në jetën e saj-“Ajo me të vërtetë do të jetë krejtësisht e re”. Dhe të mund t’i përkushtohet artit të vet në akademi. Kjo faqe e re e bardhë fillon kështu:
“Me buzëqeshje. Gjëja, të cilën me të vërtetë do të doja ta pikturoj në këtë faqe të re, është një jetë e lumtur. Kam nevojë të jem më e qetë. Dua tanimë të kem hyrë, të mësoj, të njihem me njerëz të rinj. Për më tepër dua të jem më vete, të jem e pavarur dhe të mund të mbështetem tek mundësitë e mia, të jem një grua e lirë dhe e pavarur.”
Dhe përsëri si një uratë, ajo thotë ëndrrën e saj: “Thjesht dua të jem një njeri i lumtur”.
Përpiloi: Diana Cankova/në bazë të reportazhit të Mira Stefanovës, BNR-“Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bgmf.eu, @LUMMIXPLOVDIV, arkiv, plovdiv.bg
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..