Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

178 të sapo infektuar me koronavirus, dy kanë vdekur

Foto: BGNES

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 178 raste me koronavirus nga 1226 testime të kryera. 15% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 71% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 40, në Varna - 25 dhe në Burgas - 14. Janë 785 pacientë në spital - 44 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 87% e 15 të sapo pranuarve nuk janë vaksinuar. Dy persona kanë vdekur – njëri prej tyre nuk është vaksinuar, janë shëruar 135 veta. Rastet aktive numërojnë 12 mijë. Dje janë administruar 35 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Janë 2 069 611 persona me imunizimin e përfunduar. 64 904 kanë një dozë përforcuese.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev (djathtas) me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev

Deri të hënën, kryeministri në detyrë duhet të paraqesë një përbërje të re të kabinetit

Presidenti Rumen Radev ngarkoi kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev që të propozojë përbërjen e re të qeverisë së përkohshme. "Kriza në një institucion nuk shuhet me ndezjen e zjarrit në një tjetër. Duhet të propozoni me kujdes ndryshime..

botuar më 24-08-22 1.16.MD
Pamje nga vendpushimi Sllënçev Brjag

Punëtorët aziatikë filluan të zhdukeshin dhe të iknin nga hotelet përgjatë Detit të Zi

Ekziston një kanal për transferimin e punëtorëve në Evropën Perëndimore, tha nënkryetari i Shoqatës Bullgare të Hotelerisë dhe Restoranteve Veselin Nallbantov. Hotelet përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi raportuan se punëtorët sezonalë nga..

botuar më 24-08-22 10.46.PD

Parashikimi i motit për 22 gushtin

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira pasdite, kryesisht në zonat malore. Aty dhe vende-vende në Fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16..

botuar më 24-08-21 7.30.MD