Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Çirpan iu bashkua qyteteve me parkun e tij tregtar

Foto: divident.eu

Një investim i ri në Çirpan punëson rreth 100 persona në qytet. Investitori në projekt për një park të ri tregtar është një kompani nga Stara Zagora, e cila po ndërton parqe të ngjashme në tre qytete të tjera - Gorna Orjahovica, Dimitrovgrad dhe Haskovo. Ndër objektet tregtare që do të hapin dyqanet e tyre janë zinxhirët e mëdhenj për ushqime, kozmetikë dhe mobilie. Komoditeti, hapësirat e mëdha të hapura dhe aksesi relativisht i mirë e bëjnë këtë lloj hapësire komerciale gjithnjë e më të kërkuar dhe të preferuar në vend të qendrave të mbyllura.Pandemia e Covid-19 u kthye në një farë katalizatori për interesin gjithnjë e më të madh dhe kërkimin në këtë drejtim. Të dhënat e këtij viti tregojnë se, tek ne tanimë punojnë 26 zona të ngjashme, kurse 12 akoma janë në ndërtim e sipër.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Shkëmbimi ekonomik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rritet me ¼ në vitin 2022

Në fillim të dhjetorit në Shkup do të mbahet një forum bullgaro-maqedonas i biznesit. Në vitin 2022, tregtia dypalëshe pritet të kalojë 1 miliard euro, krahasuar me 747 milionë euro në vitin 2021. Vetëm për 8 muajt e parë të 2022, xhiroja është tashmë..

botuar më 22-11-29 12.35.MD

Bullgaria importon 10 herë më shumë mish qengji dhe dele sesa eksporton

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën..

botuar më 22-11-29 7.15.PD

Popullsia e Bullgarisë - një lider në BE për sa i përket pamundësisë për të përballuar jetesën

Në tremujorin e dytë /prill-qershor/ të vitit 2022, Bullgaria është shënuar si vendi brenda BE-së, ku më pak persona kanë arritur t'i përmbushin shpenzimet pa vështirësi - vetëm 3.6%. Sasia e kredive të shpejta të pashërbyera po rritet..

botuar më 22-11-28 2.18.MD