Canko Cankov fitoi maratonën e notit në Ngushticën e Gjibraltarit. Ai e kaloi distancën prej 16 km e 750 m nga Tarifa (Spanjë) deri në Punta Cires (Marok) për 3 orë, 56 minuta e 3 sekonda. Sprinti i fortë final i solli Canko Cankovit një sukses historik, duke e bërë atë bullgarin e parë që notoi distancën nga Evropa deri në Afrikë.
Garuesi është në gjendje të mirë fizike pas fitores së arritur në kushtet jashtëzakonisht të vështira në Oqeanin Atlantik.Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..