Sivjet nxënësit e klasës së parë janë me 2 mijë më pak se vitin e kaluar. Numri i tyre në të gjithë vendin është 57 000, me gjithsej 717 000 nxënës – 11 000 më shumë se në vitin 2021. Rreth 600 fëmijë ukrainas pritet të hyjnë në klasa. Viti shkollor do të nisë kudo me praninë fizike të nxënësve. Nxënësit nuk do të mbajnë maska, anulohen edhe testet për Covid në hyrje të shkollave. 46 institucione arsimore në 14 rrethe do të hapin vitin akademik në godina të tjera kryesisht për shkak të rinovimeve të vazhdueshme. Të gjithë nxënësve dhe mësuesve u janë siguruar kushte për zhvillimin e një procesi normal arsimor.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..