Edhe sivjet Akademia Bullgare e Shkencave përfshihet në nismën “Ditë Evropiane të Trashëgimisë – Sofje”. Më 17 shtator, në kuadrin e veprimtarisë, një ciceron turistik do t’u tregojë mysafirëve të akademisë historinë e institucionit më të vjetër në Bullgarinë moderne. Biseda do të shoqërohet me shfaqjen e një filmi për historinë e këtij institucioni të lashtë bullgar.
Në të njëjtën ditë, në hyrjen e ndërtesës do të hapet ekspozita me titullin “130 vjet nga krijimi i revistës “Misëll” - një shfaqje e ndritshme bullgare në trashëgiminë kulturore evropiane”, e cila i kushtohet një prej botimeve më domethënëse në periodikun bullgar. Revista u shfaq në kufirin midis dy shekujve, kur inteligjenca bullgare kuptoi përkatësinë e saj në traditat evropiane dhe tashmë kishte prirje ndaj kërkimeve moderne.
Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, rreth revistës u krijua rrethi i parë letrar në Bullgari mbi baza thjesht estetike - rrethi i famshëm “Misëll” (Mendimi). Themeluesit ishin Dr. Krëstjo Krëstev dhe Penço Sllavejkov. Që në vitet 90-të mes tyre u krijua një lidhje e fortë shpirtërore, e cila do t’i kthente në ideologë të rrethit që formohej rreth revistës. Ata tërhoqën dhe mbrojtën krijuesit më të rinj Pejo Javorov dhe Petko Todorov, dhe kështu Rrethi “u mbyll”.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..