Prokuroria Ushtarake në Sliven ka marrë përsipër hetimin e një aksidenti me avion pasditen e sotme në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Për arsye ende të panjohura, piloti ka humbur kontrollin e avionit ushtarak Su-25, pas së cilës është katapultuar. Avioni është rrëzuar dhe është djegur plotësisht. Piloti, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak në Sofje, është në gjendje relativisht të mirë, tha prokurori i qarkut ushtarak të Slivenit, koloneli Hristo Tinev. Piloti është një oficer i lartë me shumë përvojë.
Ky nuk është incidenti i parë me avionë ushtarakë. Në qershor 2021, MiG-29 u rrëzua në Detin e Zi dhe piloti vdiq. Bullgaria ka 8 bombardues Su-25. Më shumë se një vit më parë ata iu nënshtruan një riparimi të madh në Bjellorusi.Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..