Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akuzuan “Llukojll - Bullgari” për shpërdorim të pozitës dominuese

Foto: Ani Petrova, BNR

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës shpalli pozitën dominuese të “Llukoill Bullgaria” në tregun me shumicë të karburanteve. Sipas komisionit, kompania ushtronte presion çmimi mbi konkurrentët e saj duke ndryshuar kushtet e çmimeve për shitjet me shumicë dhe duke hequr zbritjet për sasinë e blerë, gjë që mund të shkelë konkurrencën në treg dhe të ndikojë në interesat e konsumatorëve. Sipas rregullatorit, kjo sjellje e “Llukojll-Bullgaria” është një strategji për të kufizuar tregtinë me shumicë të karburanteve në vend për të forcuar pozicionin e saj dominues në treg. Brenda një periudhe dymujore, shoqëria ka të drejtë të paraqesë kundërshtime me shkrim për pretendimet e bëra.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gorica Grënçarova-Kozhareva është kryeministrja e re në detyrë

Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen..

botuar më 24-08-09 11.54.PD
Petër Dimitrov

Për shkak të thatësirës, Bullgaria ka vështirësi në furnizimin me ujë shtesë për Turqinë dhe Greqinë

Nga ana turke kemi një kërkesë nga ambasada në Sofje në fund të korrikut për të siguruar sasi shtesë uji nga lumi Marica. Nuk kemi një dalje të rregulluar përgjatë lumit Marica. Situata në Bullgari është jashtëzakonisht alarmante duke pasur parasysh..

botuar më 24-08-09 10.04.PD

Parashikimi i motit për 9 gushtin 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët Të premten do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësisë do të ketë në gjysmën veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare në..

botuar më 24-08-08 7.35.MD