Referendumet e mbajtura në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, si dhe pritshmëria e aneksimit të tyre, krijojnë shqetësime shtesë midis pushtetarëve në Bullgari. Kjo u bë shkak për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, të kryesuar nga kryeministri Gëllëb Donev. Gjatë diskutimit, anëtarët e këshillit u bashkuan rreth vendimit për rishikimin dhe përditësimin e planeve të mbrojtjes nga fatkeqësitë, si dhe për shqyrtimin e disponueshmërisë dhe statusit të individit dhe mjeteve kolektive të mbrojtjes në rast krizash nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, në koordinim me Ministrinë e Brendshme. Theksi u vu gjithashtu në ndërveprimin midis pjesëve të sistemit të unifikuar të shpëtimit dhe autoriteteve ekzekutive.
Në takim morën pjesë disa prej ministrave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare, si dhe drejtues të shërbimeve. "Çdo ndryshim i vetëm në situatën gjeopolitike çon në shqetësimet përkatëse," komentoi ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, mobilizimi në Rusi vlen edhe për bullgarët me shtetësi të dyfishtë nëse janë në territorin rus. Këtë e ka konfirmuar ministri i jashtëm Nikollaj Millkov.
Lidhur me referendumet në katër rajonet e Ukrainës, ai theksoi se rezultatet e tyre nuk konsiderohen ligjërisht të detyrueshme. Pritet që sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që dënon referendumet. Sipas Përfaqësueses së Përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, nëse Rusia përdor veton për t'u mbrojtur, atëherë do të thirret Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për t'i dërguar një mesazh të qartë Moskës.Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh hapi konferencën "Turizmi bullgar dhe anëtarësimi i Bullgarisë në еurozonë", organizuar nga Bordi Kombëtar i Turizmit. Ministri theksoi rolin kyç të turizmit për ekonominë bullgare dhe vuri në dukje se hyrja..
Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë, njoftoi kryetarja e përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari, Jordanka Çobanova. Gjithashtu..
Grupi i fundit i Ekspeditës së 33-të Kombëtare të Antarktidës kthehet sot në Sofje, njoftoi Instituti Antarktik Bullgar. Gjatë ekspeditës përfundoi dhe u hap zyrtarisht ndërtesa e bllokut të ri laboratorik. Përveç kësaj, u kryen kërkime për projekte..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të..
Pas bisedimeve me Komisionin Evropian, u mor vendim që të shqyrtohet zbatimi i të gjitha projekteve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe të..
Ndërtimi i njësive të 7 dhe të 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”është një hap kyç drejt garantimit të sigurisë energjetike të Bullgarisë. Ky..